Site icon Telegrafi

Mustafa: Në asnjë rast nuk duhet të ngutemi, të ulemi dhe të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë detaje rreth përpjekjeve të LDK-së e VV-së për të arritur pajtim për një marrëveshje bashkë-qeverisëse.

Mustafa ka thënë se asnjëra  parti nuk duhet të ngutet me deklarata, ngase sipas tij marrëveshja mund të arrihet, me vetë faktin që kanë arritur deri në këtë fazë.

Sipas Mustafës ishte e qartë që partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK-së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.

Lexo po ashtu Mustafa: Ka qenë gjithçka gati që të shkojmë si koalicion në seancën konstituive, por Kurti nuk pranoi të merremi vesh për presidentin

“Në asnjë rast ne nuk duhet të ngutemi të themi se kjo është oferta e fundit por të ulemi dhe të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Unë besoj që kjo që kemi bërë deri më tani na çon drejt asaj që duhet me gjet zgjidhje. Gara politike bëhet për pushtet dhe vlerat e tyre ti materializojnë. Nuk qeveriset Kosova pa poste. Dikush duhet me qenë kryetar parlamenti, dikush kryeministër. Objektivisht pres që do të ketë marrëveshje sepse nuk ka asnjë arsye që kjo mos me ndodhë. Jam i sigurt se oferta jonë nuk e dëmton Vetëvendosjen dhe as Kosovën”, është shprehur Mustafa, në televizionin publik.

Exit mobile version