Site icon Telegrafi

Mustafa: Me anëtarësimin në BE, Kosova përfiton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Republika e Kosovës është duke bërë ende përpjekje të mëdha për të pasur një zhvillim sa më të qëndrueshëm ekonomik, u tha në një konferencë për media të organizuar nga Agjencitë e Kombeve të Bashkuara, UNKT, me temën “Lansimi i Objektivave të Qëndrueshme të Zhvillimit në Kosovë.

Koordinatori për zhvillim ekonomik i Organizatave të Kombeve të Bashkuara, Andrew Russell, foli rreth përpjekjeve të OKB-së dhe vendeve anëtare të saj për t’i arritur objektivave për një zhvillim të qëndrueshme ekonomike. Ai tha se për t’i arritur këto, OKB ka nevojë për ndihmën e çdokujt, edhe të qytetarëve të Kosovës,

E, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Kosova ka arritur të zvogëlojë disa nga problemet të cilat zvarritin qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës si objektiv themelor për të ardhmen e ka përcaktuar zhvillimin ekonomik përmes futjes së Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Qytetarët e Kosovës nuk mund të jenë të izoluar më tutje, sepse izolimi i regjimit të vizave dhe regjimeve tjera nënkupton se ajo nuk do të jetë i barabartë, nuk do të jetë në fushën e biznesit dhe ekonomisë dhe nuk do të jetë e barabartë me qytetarët e tjerë evropianë”, tha Mustafa.

Kombet e Bashkuara në këtë shtator ka përfunduar Samitin e zhvillimit të qëndrueshëm duke u zotuar përsëri për detyrat për një botë e cila shkon drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës, fleksibil dhe të qëndrueshëm.

Në dizajnimin e objektivave globale ka kontribuuar edhe Kosova përmes pjesëmarrjes në proceset lokale.

Exit mobile version