Site icon Telegrafi

Mustafa: Mali i Zi në NATO, lajm pozitiv për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përshëndetur nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo përbën një lajm pozitiv pë rajonin.

“Nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga Mali i Zi përbën një lajm pozitiv për rajonin. Republika e Kosovës i gëzohet dhe uron Malin e Zi për këtë arritje duke shprehur përkushtimin e plotë nga ana jonë për të qenë pjesë e NATO-s. Po ashtu, Republika e Kosovës rikonfirmon raportet e mira dhe miqësore me Malin e Zi të cilin e konsideron si partner rajonal në të gjitha proceset integruese euroatlantike”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/

Exit mobile version