Site icon Telegrafi

​Mustafa: LDK s’ka asnjë përgjegjësi ndaj Thaçit për ta bërë sërish president

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj presidentit Hashim Thaçi për t’ia siguruar edhe një mandat tjetër.

I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, i pari i LDK-së tha se janë të vetëdijshëm për këtë sfidë që do të paraqitet, andaj do të hapin debatin parlamentar për zgjidhur këtë çështje.

“Nuk e kemi marrë asnjë obligim ne si LDK- për presidentin. Ka mbetur ajo çështje të zgjidhjet në momentin kur vjen koha e shpalljes së zgjedhjeve për presidentit. Natyrisht atë kohë duhet të diskutohet me të gjithë. Ne s’kemi asnjë obligim as ndaj presidentit as ndaj ndonjë subjekti politik. Ne jemi të vetëdijshëm që do të ballafaqohemi në shkurt të vitit të ardhshëm. Është çështje që duhet të hapim debatin me gjitha subjektet politike në vend për të parë si mund të sigurohet shumica parlamentare e nevojshme”, tha Mustafa, raporton KP.

Ndërsa për postin e krye parlamentares, në rast të dorëheqjes së Vjosa Osmanit, Mustafa tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të punojë për të siguruar votat.

“Ajo që është e sigurt dhe që është kushtetuese është që partia e parë e ka të drejtën të bëjë propozimin për kryetar-e të Kuvendit. Kjo i takon LVV-së, a do të arrijë të sigurojë 61 vota në Kuvend, unë nuk mund të them asgjë, por është çështje e së ardhmes”, tha Mustafa./Telegrafi/

Exit mobile version