Telegrafi

Mustafa i LDK-së: Grupi parlamentar diskutoi për konstituimin e Kuvendit

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të kësaj partie.

Pas takimit, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Besian Mustafa tha se në takim është biseduar për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet më 22 mars, transmeton Telegrafi.

“Sot kryetari Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim konsultativ me deputetët e zgjedhur të LDK-së, pra me grupin parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar për seancën e së hënës. Ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari Abdixhiku të premten do të jetë në një takim sipas ftesës së u.d e presidentes Vjosa Osmani dhe  Albin Kurti, pra ishte thjeshtë një takim konsultativ”, ka thënë Mustafa para mediave.

Theksojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet ditën e hënë, më 22 mars, duke filluar nga ora 10:00. /Telegrafi/