Site icon Telegrafi

Mustafa: LDK e fokusuar që dialogu me Serbinë të fillojë shpejtë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK është e fokusuar që dialogu me Serbinë të fillojë shpejtë dhe të rezultojë me njohje reciproke.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë një bisede telefonike që pati sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lexo po ashtu Lajçak bisedon me Mustafën për procesin e dialogut me Serbinë

Mustafa gjithashtu i ka bërë të ditur Lajçakut se partia që ai udhëheq do ta pranoj dhe respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë bisedës u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë.

Kryetari Mustafa e theksoi se LDK-ja do ta pranoj dhe respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Z. Mustafa foli edhe për prioritetet dhe orientimet e Qeverisë së re; rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik; luftën kundër Covid-19; sumdimin e ligjit; korrupsionin e çështje tjera me rëndësi.

LDK-ja është e fokusuar që dialogu të filloj shpejtë dhe të rezultoj me njohje reciproke, dhe të normalizohen mardhëniet Kosovë-Serbi.

LDK do të vazhdoj të punojë fuqishëm për integrimin evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në BE. /Telegrafi/

Exit mobile version