Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar veprimtarin Anton Çetta, në 1oo vjetorin e lindjes së tij.
Mustafa ka thënë se Anton Çetta ka punuar pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.
“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen. Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992″,thuhet në njoftimin e LDK-së.
Mustafa ka theksuar se Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun./Telegrafi/