Site icon Telegrafi

Mustafa: Këtë muaj kodi telefonik shtetëror

Kryeministri Isa Mustafa gjatë një konference për media tha se deri në fund të këtij muajit Kosova do ta ketë kodin telefonik shtetëror.

Mustafa duke prezantuar të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë ka përmendur edhe sektorin e energjisë që sipas tij janë shumë të angazhuar në ndërtimin e Kosovës së Re.

Mustafa po ashtu tha se për Trepçën po punohet në dy projekte, ndërkaq tha se deri në mesin e shtatorit do të kompletohen bordet e ndërmarrjeve publike

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilevci, tha se për projektin Kosova e re janë në fazën e negociatave me kompaninë amerikane “Contor Global”.

Exit mobile version