Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se Demarkacioni nuk është çështje e konsensusit politik, por i takon ekspertëve dhe shkencëtarëve ta përcaktojnë atë.
Mustafa ka theksuar në emision “Rubikon” të KTV-së, se kauza e opozitës është totalisht e paqëndrueshme dhe e dëmshme, duke shtuar se “për qytetarët është e ndjeshme kur iu thuhet se nuk po lejohet humbja e territorit”.
“Komisioni Shtetëror e ka bërë punën e vet. Ka qenë ose nuk ka qenë aq sa duhet transparent. Unë mendoj se problemi qëndron që në mënyrë shumë të shkathtë është ndërtuar një kauzë politike e opozitës, dhe është absorbuar nga masa dhe ka krijuar pengesa shumë të mëdha”, ka shtuar ai. /Telegrafi/