Site icon Telegrafi

Mustafa, gati të përballet me keqpërdorimet e pretenduara të AKI-së (Video)

Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, iu është përgjigjur deputetëve që e mbikëqyrin punën e Agjencisë së Inteligjencës.

Ai ka takuar një drejtues të komisionit përkatës dhe me të ka diskutuar për parregullësitë në këtë institucion për të cilat pati raportuar Klan Kosova qysh në fund të vitit të kaluar.

Nënkryetari i këtij trupi, Rrustem Berisha, ndonëse nuk shpalosë detaje, pohon se shefi i Qeverisë ka shfaqur gatishmëri për tu përballur për të gjitha keqpërdorimet e pretenduara në këtë institucion, por edhe për edhe për dorëheqjen e ish-drejtorit, Agron Selimaj.

Exit mobile version