Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është duke e bërë historinë, pasi sportistët kosovarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.
Sipas tij, suksesi i madh është arritur falë falë Komitetit Olimpik të Kosovës, Federatave të Sportit, Ministrisë dhe të rinjve kosovarë.
“Kosova bën histori! Me sportistët tanë, marrim pjesë në ngjarjen më të madhe sportive në botë. Suksesi i madh tanimë është arritur, falë Komitetit Olimpik të Kosovës, Federatave të Sportit, Ministrisë dhe para së gjithash, të rinjëve tanë. Barrierat e pa drejta shumëvjeçare u thyen. Do të investojmë dhe përkrahim sportistët tanë!”, ka shkruar Musta në Facebook.
Kujtojmë sem Kosova do të përfaqësohet me tetë sportistë në Lojërat Olimpike të Rios. /Telegrafi/