Telegrafi

Mustafa flet për 11 kadetët që kanë kryer akademinë policore në Ankara: Ata nuk pranuan që t’i nënshtrohen konkurseve për punësim në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për 11 kadetët të cilët kanë kryer akademinë policore, në Ankara të Turqisë dhe që për momentin janë të papunë.

Ministri Mustafa tha se para një muaji është  informuar për këtë rast, mirëpo siç tha ai kadetët nuk kanë pranuar që të rekrutohen në postet e Policisë së Kosovës, përmes konkurseve.

Mustafa sqaroi se kadetët kanë kërkuar menjëherë që të punësohen nëpër poste të larta, pa iu nënshtruar konkurseve siç edhe parasheh ligji i Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kam marr informacion për këtë para një muaji. Në vitin 2010, 11 kadetët kanë shkuar në Ankara dhe kanë pasur marrëveshje që kur të kthehen të punësohen. Mirëpo ata nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen konkursit, por kanë dashur që të marrin poste të larta”, ka sqaruar ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa. /Telegrafi/