Site icon Telegrafi

Mustafa: Fillojnë procedurat për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook se Komiteti ndërministror vendosi sot që të fillojnë procedurat për ndërtimin e segmentit të parë prej 21.6 kilometrash të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

“Komiteti ndërministror vendosi sot që të fillojnë procedurat për ndërtimin e segmentit të parë prej 21.6 kilometrash të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Kjo Autostradë, me gjatësi 47.1 kilometra, përpos fondeve të ndara direkt nga Buxheti i Republikës së Kosovës, do të finalizohet edhe me përkrahjen e institucioneve financiare më kredibile botërore, të cilat tani ofrojnë përkrahje të parezervë për Kosovën, pasi që Qeveria e prirë nga LDK-ja krijoi disiplinë shembullore financiare”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version