Telegrafi

Mustafa: Faleminderit kampione, Kosova shkëlqen me ju

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka falënderuar kampionen e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendin, ndërsa ka theksuar se ajo do t’i sjell Kosovës edhe medalje olimpike.

“Faleminderit kampione! Kosova shkëlqen me ju. Jemi të sigurt se ju do t’i sillni Kosovës medalje edhe nga Rio 2016!”, ka shkruar Mustafa, transmeton Koha.net.

Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Kampionatin Evropian që u mbajt para pak ditësh në Rusi, duke shënuar edhe një sukses të xhudos kosovare.

Lojërat Olimpike Verore do të zhvillohen në këtë vit në Rio të Brazilit, kurse normën olimpike e kanë arritur Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.