Site icon Telegrafi

Mustafa e Osmani takojnë Mattew Palmer, bisedojnë për institucionet e ardhshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa së bashku me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanin, kanë takuar  zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se takimi ishte shumë produktiv.

“U diskutua lidhur me çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se kryetari Mustafa ka falënderuar zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin.

LDK bën të ditur se, përfaqësuesi special Matthew Palmer, ka folur për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë./Telegrafi/

Exit mobile version