Site icon Telegrafi

Mustafa: Dialogu i shantazhuar, BE-ja duhet ta ndalë Serbinë nga fushata e ndyrë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se dialogu duhet të kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së ndyrë të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai thotë se dialogu është i shantazhuar dhe nuk mund të kushtëzohet me liberalizimin e vizave.

“Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai shton se, “për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet t’i lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputetë tanë”./Telegrafi

Exit mobile version