Telegrafi

Mustafa dhe Mantovanelli flasin për bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga menaxheri i Zyrës së BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilët ka biseduar për zhvillimin e bujqësisë në vend dhe format e bashkëpunimit të ardhshëm.

Me këtë rast, ministri ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me BB-në për realizmin e projekteve konkrete në bujqësi dhe njëkohësisht ka falënderuar ata për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash në sektorin e bujqësisë

Ndërsa, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe ri-konfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë. /Telegrafi/