Site icon Telegrafi

Mustafa: Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e Jakup Krasniqit

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas arrestimit të Jakup Krasniqit.

Mustafa ka thënë se n, transmeton Telegrafi.

“Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare. Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimit demokratik të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Mustafa ka thënë se “duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale”.

Lexo po ashtu Arrestohet Jakup Krasniqi, niset për në Hagë

Ndryshe, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar sot nga hetuesit e Speciales.

Avokati i Krasniqit ka bërë të ditur se ata kanë bastisur shtëpinë e tij për rreth dhjetë orë, dhe me pas kanë arrestuar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version