Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi sot se nuk rrezikohet likuidimi i Trepçës pas ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese.
Ky ligj sipas tij është i nevojshëm për Trepçën dhe plotëson të gjitha nevojat për këtë gjigant ekonomik.
Sa i përket demarkacionit, Mustafa tha se janë duke shterur çdo mundësi për aprovimin e këtij projektligji për shënimin e vijës kufitare.
Kryeministri ka folur edhe për formatizimin e Qeverisë apo reduktimin e disa ministrive, por që tha se ende nuk është vendosur për këtë çështje