Në një postim në rrjetin e saj në Facebook, Nënkryetarja e PDK-së, njëherit edhe kandidatja për deputete, Besianë Musmurati ka thënë që në programin e PDK-së prioritet është punësimi i vajzave dhe grave.
Ajo ka thënë që sipas Bankës Botërore, arsyeja kryesore pse papunësia te gratë është më e lartë se të burrat, është për shkak që nuk ka kujdes të mjaftueshëm për fëmijë.
“100 Euro subvencion për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private dhe mësim gjithëditor për shkollat nën 600 nxënës” janë dy pikat që sipas Musmuratit do të ndikojnë drejtpërdrejtë në punësimin e grave. /Telegrafi/