Telegrafi

Komuna e Prishtinës fillon orën e leximit në të gjitha shkollat, do të rrisë dashurinë për librin dhe mendimin kritik

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati sot ka prezantuar një projekt të ri që është duke e zhvilluar nëpër shkolla.

Musmurati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë filluar orën e leximit në të gjitha shkollat fillore të Prishtinës, për të gjitha klasat e para deri në klasën e pestë.

Ajo theksoi që Komuna e Prishtinës ka blerë libra të rinj, në vlerë prej mbi 100 mijë euro dhe do t’i shpërndajmë në shkolla.

“Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë Utën e Maleve, Piter Panin, Princin e Vogël, Aventurat e Profesor Kantit, Qarlin që transformohet në T-Rex, Ditarin e Djaloshit Nerd, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë figura të tjera” tha Musmurati. /Telegrafi/