Site icon Telegrafi

Musliu replikon me Muratin: Nuk po u jepni pasaporta qytetarëve, që të mos ikin nga keqqeverisja juaj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka replikuar me ministrin e Financave Hekuran Murati.

Musliu thotë se këta njerëz që janë sot në qeveri nuk dinë se çfarë është qeverisja.

“Ju nuk e keni idenë se si është qeverisja. Ju të vetmen gjë që e keni bërë në ndalimin e qytetarëve për t’u larguar nga vendi është mos pajisja e tyre me pasaporta. Ju i keni penalizuar ata duke mos u dhënë pasaporta. Ju këtë po e bëni për ta ndalë ikjen e fluksit të trishtuar të njerëzve nga qeverisja juaj. Të vetmen gjë që ju dini është ta mbroni Martin Berishën”.

Deputetja opozitare thotë se qytetarët nuk po e besojnë më këtë qeveri.

“Qytetarët nuk e besojnë një kryeministër që vendin e vet ku qeverisë nuk e sheh të denjë ta rrisë vajzën e tij. Ky kryeministër familjen e tij e ka larguar nga Kosova. Ai nuk mund të ndalojë largimin e qytetarëve nga Kosova”, deklaroi tutje Musliu./Telegrafi/

Exit mobile version