Analisti politik Albert Musliu, ka marrë pjes në një emision debativ në TV Nova, ku mes tjerash ka folur edhe për problemin e dygjuhësisë në Maqedoni. Ai theksoi se nevoja për njohjen e gjuhëve paraqet nevojën për relaksimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë di shumë gjuhë, dhe kjo më bën që të kuptohem dhe të merrem vesh kudo që jam. Nëse flasim për “kornizat” e dëshirës për të vërtetën, atëherë Marrëveshja e parë e Përzhinos ka tejkaluar Marrëveshjen e Ohrit. Ka njerëz që thonë se kjo marrëveshje dhe përmbushja e saj do të japin parakushte për zhvillimin e marrëdhënieve ndëretnike”, deklaroi Musliu.
Ai gjithashtu ka folur edhe për listat e deputetëve, të cilat ngjallën reagim në opinion, sidomos kur disa emra eminent nuk u gjetën në listat e deputetëve tek partitë opozitare./Telegrafi.