Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, vlerëson se qeveria e Kosovës, nuk duhet të bëjë asnjë kompromis në raport me Listën Serbe, pas bojkotit qe kjo e fundit po i bën institucioneve të vendit.
Në një interviste për emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel, deputetja Musliu ka thënë se “Srpska” nuk ka asnjë arsye të braktis institucionet e Kosovës.
Musliu, e cila është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë se ka kaluar koha kur janë bërë kompromise me këtë liste dhe janë sjellur me ta sikur ndaj një femiu të vogël duke e këshilluar.
Sa i përket çështjes se demarkacionit, ajo ka thënë se PDK është gatshme të kontribuoj në këtë çështje. Grupi Parlamentar i kësaj partie, ajo thotë se do të jetë unik kur kjo çështje të kthehet në Kuvend. Kosova, sipas saj, nuk e ka luksin të humb kohë më shumë.
Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për punën e Qeverisë. Koalicioni paszgjedhoir në kuadër të, VLAN-it, ka ndikuar qe kryeministri Mustafa t’i krijohet hendikep në udhëheqjen e Qeverisë.
Ajo vlerëson se Isa Mustafës nuk i është dhënë hapësire nga opozita dhe është penguar nga ta për të qeverisur me vendin.
E sa i përket 17 vjetorit të partisë, deputetja Musliu ka thënë se kjo parti është e konsoliduar dhe e preferuar nga qytetarët./Gazeta Tribuna/