Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafën.
Në fjalimin e saj në seancën ku pritet votimi i Qeverisë, Musliu tha se koalicioni LVV-LDK nuk do të jetë asnjëherë koalicion i shpresës, transmeton Telegrafi.
“Sot jemi thirrur këtu që ta votojmë koalicionin e ashtuquajtur koalicion i shpresës, sepse program qeverisës nuk kishte. Unë do të doja shumë të ishte ashtu. Ky koalicion që udhëhiqet nga dy autokratë më pushtet absolut në partitë e tyre, të cilët kush do që brenda partisë i kundërshton, përjashtohet nga partia duke u linçuar e denigruar publikisht. Ky koalicion udhëhiqet nga dy figura që dikur njëri bënte organizime që qytetarët të ikin nga Kosova me autobusë, dhe për të krijuar kauza të rrejshme politike për të ardhur në pushtet”, është shprehur ajo.
Musliu në fund të fjalimit të saj, ka thënë se koalicioni LVV-LDK do të jetë koalicion i turpit dhe asnjëherë i shpresës./Telegrafi/