Site icon Telegrafi

Musliu: Ivanov do të mbajë përgjegjësi politike dhe morale

Vendimi për falje nga Ivanov ishte absurditeti më i madh që ka ndodhur në dy muajt e fundit për shkak se irritoi opinionin dhe na shtyu të merremi me këtë çështje që në fund çoi në asgjë, thotë analisti Albert Musliu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ky vendim e ka vendosur Maqedoninë nën vëzhgimin e partnerëve ndërkombëtarë, si një vend ku ligji dhe drejtësia nuk janë të barabarta për të gjithë dhe ka rezultuar në asgjë, me tërheqje. Shpjegimi që dha kryetari Ivanov për tërheqjen e faljes aspak nuk ka baza, sepse rrethanat janë të njëjta edhe kur u mor vendimi. Nuk mund vendi të vihet nën rrezik, sepse varet karriera e tij. Përgjegjësi ligjore nuk ka gjasa që të ketë, por Ivanov do të mbajë përgjegjësi morale dhe politike’ ka thënë Musliu.

Sipas tij, prioritet është faza tjetër për të verifikuar kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike dhe të definohen të gjitha defektet që dalin nga marrëveshja e Përzhinos, të formohet Gjykata Speciale, si pjesë e Ministrisë së Brendshme që do të ndihmojë PSP-në. /Telegrafi/

Exit mobile version