Site icon Telegrafi

Musliu: Hykmete Bajrami nuk po arrin të ruaj e as menaxhoj si duhet paranë publike, paaftësia e saj po vazhdon të tolerohet

Foto: Arkiv

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministres së Financave, Hykmete Bajrami e cila tha se ‘lufta kundër hajnave’ do të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e mundshme vendore e ndërkombëtare dhe pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, ata do të ndiqen deri në fund.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky nuk është dështimi i parë i ministres Bajrami, duke thënë se është duke e vazhduar dështimin dhe keq menaxhimin në thesarin e shtetit.

“Ministrja Bajrami nuk po arrin̈ as ti ruaj e as ti menaxhoi si duhet paranë̈ publike dhe ato pak taksa te mbledhura ne këtë̈ krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milionë euro”, ka shkruar Musliu.

Lexo po ashtu Bajrami: Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanzia

Postimi i plotë:

NUK BEFASOHEM PËR ARSYTIMIN E MINISTRES BAJRAMI PËR ANGAZHIMIN E “GUARDIA DI FINANZA”
Nuk është dështimi i pare i ministres Hykmete Bajrami, ajo dështoi edhe ne MTI, e po ashtu dështoi edhe në MASHT.
E tash veç po vazhdon dështimin dhe keq menaxhimin në thesarin e shtetit!
Në kohë pandemie e ku ekonomia ka marr tatëpjetën, kjo nuk po arrin̈ te realizojë asnjë̈ pako për t’i ndihmuar qytetaret e bizneset që janë̈ në gjendjen më të keqe pas vitit 1999.
Ministrja Bajrami nuk po arrin̈ as ti ruaj e as ti menaxhoi si duhet paranë̈ publike dhe ato pak taksa te mbledhura ne këtë̈ krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milionë euro.
Në vend që paret e shteteve mike te orientohen në përkrahje të bizneseve që më së shumti kanë nevojë, por jo, kjo Ministre ato para i shfrytëzon për të mbuluar dështimet e veta. Paaftësia e saj po vazhdon të tolerohet edhe në kohën kur vendi gjendet para një kolapsi ekonomik! /Telegrafi/

Exit mobile version