Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti se nuk është duke i kryer detyrat si i takon një kryeministri.
Musliu ka thënë se për herë të parë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovë, nuk është shënuar Dita e Flamurit Kombëtar, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja në skenë e UÇK-së.
Ajo madje tha se është tentuar të shëmtohet kjo festë.
“Përveç që nuk u shënua zyrtarisht nga Qeveria, u tentua që kjo festë të shëmtohet duke luajtur me shkollat të cilat kanë krijuar konfuzitet se a do të ketë apo jo të hënën mësim dhe Kosova në këtë festë për herë të parë u dok pa zot shtëpie”, tha Musliu.
Musliu i kërkoi Hotit që të sillet si zot shtëpie ose ta dorëzoj postin e tij.
“E di që ka qenë shumë e rëndësishme fushata në Podujevë, dhe ju si kryeministër duhet të silleni si zot shtëpie dhe ju bëjë vërejte se këtë detyrë nuk jeni duke e kryer me nderë. Kryeministër ose silluni si zot shtëpie ose dorëzojeni zot shpillakun se ka kush e udhëheq Kosovën dhe i kryen detyrat e shtëpisë”, tha Musliu. /Telegrafi/