Site icon Telegrafi

Musliu: Haxhiu para se të niset për në Hagë, duhet t’i kërkoj falje publike Thaçit e Veselit

Foto: Arkiv

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me vizitën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Hagë.

Musliu ka thënë se nëse ministrja Haxhiu nuk i kërkon falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit, atëherë kërkesa për t’u takuar me ta është e pakuptimtë dhe e padrejtë.

“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikisht falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimit dhe e padrejtë”, ka shkruar Musliu.

Lexo po ashtu Specialja nuk jep detaje lidhur me vizitën e Haxhiut në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të udhëtojë për në Hagë.

Siç është bërë e ditur nga MD, qëllimi i vizitës është takimi me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version