Telegrafi

Musliu: Gjendja e sigurisë në nivelin e duhur, nuk parashihet ndonjë rrezik

Foto: Arkiv

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë sot se gjendja e sigurisë në vend është në nivelin e duhur dhe se nuk parashihet ndonjë rrezik.

Musliu këto komente i bëri pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së.

“Sot kishim në raportim të rregullt për fund vit drejtori e AKI-së. U njoftuam për gjendjen e sigurisë në vend dhe sigurisë kombëtare… Gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur dhe nuk parashihet ndonjë rrezik i mundshëm i sigurisë kombëtare…”, tha ajo.