Telegrafi

Musliu e pyet Kurtin: Pse e refuzove kallashnikovin dhe uniformën në ’98?

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka replikuar me kolegun e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke thënë se asnjë deputet serb nuk e ka akuzuar kolegun për trafikim. Ajo i ka përmendur Kurtit se meqenëse sot që po mbron komandantët e UÇK-së, atëherë pse iu ke thënë më herët kriminelë.

Musliu i ka shtruar një pyetje deputetit të VV-së, Albin Kurtit duke e pyetur për vitin 1993 se pse e ka refuzuar kallashnikovin dhe uniformën kur i ishin ofruar.

Ajo i ka përmendur edhe vitin 2004, duke ia përkujtuar se ai kishte qenë në vizitë te dy vëllezër serbë në Çirez.

“Pse në 1998 kur ta kanë ofruar kallashnikovin dhe uniformën nuk e keni pranuar? Jemi shumë të saktë edhe me data edhe me histori por nuk keni treguar asnjëherë për këtë në Kuvend. 17 janar 2004, ka dalë edhe në raport të policisë se keni qenë në vizitë te dy vëllezër serbë”, është shprehur ajo./Telegrafi/