Analisti politik Albert Musliu për “TV24” tha se nuk ka ikje nga zgjedhjet, këtu kemi shtet i cili nuk ka Kuvend dhe qeveri.
“Dita e votimit nuk është ndryshe nga të shkosh në kafene apo market. Gjithçka që varet nga kultura e sjelljes sa i përket mbrojtjes nga infeksioni dhe procesi zgjedhor është diçka që duhet të ndodhë për të pasur Kuvend që funksionon dhe një qeveri me përgjegjësi politike”, tha Musliu.
Ai sinqerisht nuk beson se nëse zgjedhjet mbahen me 5 korrik, do të kemi një proces zgjedhor ku opozita nuk do të marrë pjesë./Telegrafi/