Telegrafi

Muslija i kënaqur me fitoren dhe i gëzuar me golin e parë për Kosovën

(Foto: Klan Kosova)

Kosova ka arritur një fitore vendimtare në ndeshjen me Qipron. Dardanët fituan bindshëm me rezultat 5-1 në “Fadil Vokrri” duke siguruar qëndrimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Me këtë rast Kosova siguron edhe një pozicion më të mirë në vazon e tretë për tërheqjen e shortit për kualifikimet në Kampionatin Evropian, që do të mbahen më 9 tetor.

Pas ndeshjes autori i golit të parë, Florent Muslija, tha në një prononcim në Klan Kosova se sonte (e martë) e gjithë skuadra ka luftuar për Kosovën.

“5 me 1 është një performancë fantastike. Kemi ‘luftuar’ sonte për Kosovën, për vendin tonë”.

“Normalisht edhe unë jam i kënaqur që e kam shënuar golin e parë”, deklaroi Muslija, i cili ishte po ashtu edhe asistues.