Telegrafi

Muslera zëvendësues i De Geas

Manchester United raportohet se po mendon për transferimin e portierit të Galatasarayt, Fernando Muslera.

Sipas AMK, Djajtë e Kuq janë në kërkim të një portieri pasi David de Gea mund të kompletojë transferimin e tij te Reali gjatë verës.

Raportohej se klubi turk është i gatshëm ta shesë uruguaianin për të dalë nga problemet financiare.

Muslera, që mendohet se do t’i kushtojë Unitedit 10 milionë funte, iu bashkua Galatës më 2011 nga Lazio.