Site icon Telegrafi

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga ‘sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës’

Miliarderi amerikan dhe shefi i DOGE, Elon Musk, pretendoi të hënën se X u doli nga shërbimi nga një “sulm masiv kibernetik” që filloi në “zonën e Ukrainës”.

“Ne nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht”, i tha Musk prezantuesit të Fox Business Network, Larry Kudlow për sulmin e dukshëm që synonte platformën e tij të mediave sociale.

“Por pati një sulm masiv kibernetik në përpjekje për të rrëzuar sistemin X, me adresa IP me origjinë nga zona e Ukrainës”, shtoi njeriu më i pasur në botë, transmeton Telegrafi.

Mijëra përdorues të mediave sociale raportuan ndërprerje në X gjatë gjithë ditës të hënën.

“Është gati,” tha Musk kur u pyet nga Kudlow për gjendjen aktuale të platformës. /Telegrafi/

Exit mobile version