Telegrafi

Musk thotë se Pekini nuk dëshiron që ai ta shesë Starlinkun në Kinë

Elon Musk tha për Financial Times se qeveria kineze nuk dëshiron që ai ta shesë shërbimin e tij të internetit satelitor, Starlink, në Kinë.

Sipas raportimit, Musk thotë se Pekini e ka bërë të qartë mosmiratimin e tij për lansimin e fundit të Starlink të sistemit të komunikimit satelitor të SpaceX në Ukrainë, shërbimi që u lansua për të ndihmuar ushtrinë të anashkalojë ndërprerjen e internetit nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se Pekini kërkoi garanci se nuk do ta shiste Starlinkun në Kinë.

Megjithatë, nuk dihet nëse Musk ra dakord me kërkesën e Pekinit.

Gjiganti i makinave elektrike i Musk, Tesla, mbështetet në Kinë për më shumë se 20 për qind të të ardhurave të saj dhe ka një fabrikë të madhe në Shangai. /Telegrafi/