Site icon Telegrafi

Musk shkakton kaos në internet, u pajtua me një deklaratë ku thuhej se “hebrenjtë po përhapnin urrejtje kundër të bardhëve”

Elon Musk (AP Photo/Jae C. Hong)

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk po akuzohet se ka mbështetur një deklaratë antisemitike në rrjetin social X (ish-Twitter).

Një llogari në X @breakingbaht kishte bërë një postim të mërkurën mbrëma ku jepte pretendimin se komunitetet hebrenj po promovojnë një formë specifike urrejtjeje kundër njerëzve të bardhë, transmeton Telegrafi.

“Komunitetet hebraike kanë nxitur saktësisht atë lloj urrejtjeje kundër të bardhëve, që ata pretendojnë se njerëzit duhet ta ndalojnë atë urrejtje kundrejt tyre”.

Miliarderi, Musk iu përgjigj të enjten në mbrëmje këtij postimi.

“E keni thënë të vërtetën”, u përgjigj pronari i rrjetit social X, derisa më vonë bëri një tjetër reagim.

“Jam thellësisht i ofenduar nga mesazhet e Lidhjes Kundër Shpifjes (ADL) the çdo grupi tjetër që nxisin de facto racizmin kundër njerëzve të bardhë ose racizmin anti-aziatik ose racizëm të çfarëdo lloji”, Musk ka pasur grindje me këtë organizatë më parë, duke kërcënuar se do të padisë për llogari të gjuhës së urrejtjes në rrjetin e tij të mediave sociale.

Lidhja Kundër Shpifjes (ADL) është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare (OJQ) e dedikuar për të luftuar antisemitizmin, fanatizmin dhe diskriminimin.

Drejtori i Përgjithshëm i ADL-s, Jonathan Greenblatt, dënoi miratimin e Musk për pretendimin konspirativ antisemitik.

Ai shkroi: “Në një kohë kur antisemitizmi po shpërthen në Amerikë dhe po përhapet në mbarë botën, është padyshim e rrezikshme të përdoret ndikimi i dikujt për të vërtetuar dhe promovuar teoritë antisemitike./Telegrafi/

Exit mobile version