Site icon Telegrafi

Musk sfidon hapur Zuckerbergun: Gati kudo dhe në çdo kohë, me çfarëdo rregulle

Pronari i Tesla-s, Elon Musk, ka “rikthyer” grindjen e tij me CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg, duke e ftuar edhe një herë për “sherr”.

Këtë herë, Musk ka deklaruar se është i gatshëm për grindje “kudo, në çdo kohë, me çfarëdo rregulle”.

Sfida erdhi pasi një përdorues i platformës X ndau një bisedë me një udhërrëfyes turistik i cili bëri shaka për një luftë të mundshme midis dy liderëve teknologjik.

“Pas vizitës, e pyeta udhërrëfyesin për luftën midis Elon dhe Musk. Ai qeshi dhe tha se kjo është diçka që do të donim ta shihnim”, tha përdoruesi i X me llogarinë dogeofficialceo.

Musk iu përgjigj sfidës me entuziazëm, duke ringjallur diskutime rreth rivalitetit të tyre që filloi vitin e kaluar.

“Armiqësia” mes dy titanëve teknologjik nisi për herë të parë në qershor të vitit 2023, kur Musk kritikoi planet e Meta-s për konkurrencë në rrjetet sociale.

Pas një paralajmërimi për aftësitë e Zuckerberg në jiu-jitsu, Musk propozoi një ndeshje në kafaz.

Kjo e shtyu pronarin e Meta-s të pranojë sfidën me një mesazh të thjeshtë: “Dërgo vendndodhjen”. /Telegrafi/

Exit mobile version