Site icon Telegrafi

Musk prezanton për herë të parë kostumin hapësinor që po zhvillon

Pronari i Tesla-s dhe SpaceX-it, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ka publikuar kostumin hapësinor që po zhvillon ekipi i saj i ekspertëve.

“Kjo është e para fotografi i e kostumit hapësinor. Më shumë informacion në ditët që pasojnë. Duhet të theksohet se kjo po funksionon, pra se nuk është fjala për model. Ajo tashmë është testuar në presionin e vakumit. Ishte tepër vështirë për të balancuar estetikën me funksionalitetin”, ka shkruar Musk, transmeton Telegrafi.

Për më shumë se një vit, SpaceX ka lëvizur kufijtë e zhvillimit të teknologjisë së nevojshme për udhëtimin në hapësirë. SpaceX po punon në teknologjinë që raketat që kthehen në Tokë e të përdoren sërish. Kjo do ta bënte më të lirë udhëtimin në univers.

Përveç kësaj, në fillim të kësaj vere Musk njoftoi se ka marrë “miratimin verbal e Qeverisë” për ndërtimin e një sistemi nëntokësor të transportit – Hyperloop – në mes të New Yorkut dhe Washingtonit, i cili 350 kilometra do t’i kalonte për 29 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version