Site icon Telegrafi

Musk paralajmëron se Rusia mund të shkatërrojë SHBA-në dhe Evropën me raketa bërthamore në më pak se 30 minuta – dhe anasjelltas

Pas paraqitjes së një plani paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Elon Musk kohët e fundit ka folur për mundësinë e një lufte bërthamore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndjekësit e tij në Twitter të premten cituan një lajm të Reuters mbi NATO-n që fillon stërvitjet bërthamore me bombarduesit B-52 të hënën.

Dhe duke iu përgjigjur atij përmes një postimi në Twitter, Musk sugjeroi se asnjë person i arsyeshëm nuk do të niste një luftë bërthamore.

Në këtë drejtim, sipas tij, Rusia ka aftësinë të shkatërrojë SHBA-në dhe Evropën tërësisht me raketa bërthamore në më pak se 30 minuta dhe anasjelltas.

“Një numër befasues njerëzish nuk e dinë këtë”.

“Sigurisht, do të ishte çmenduri t’i përdorësh ato, por është gjithashtu çmenduri të jesh fare në këtë situatë”, ka shkruar Musk.

Ndryshe, Rusia ka filluar agresionin mbi Ukrainë që nga fundi i shkurtit dhe që nga ajo ditë, atje janë shënuar viktima të shumta si dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version