Downin Street ka kritikuar Elon Muskun për pretendimet e tij se “lufta civile është e pashmangshme” në Britani të Madhe, duke thënë se nuk ka “asnjë justifikim për komente të tilla”.
“Po flasim për një pakicë banditë që nuk flasin për Britaninë”, tha zëdhënësi i qeverisë britanike, transmeton Telegrafi.
Keqinformimi në platformën e mediave sociale X të Musk, është fajësuar për ndihmën në nxitjen e trazirave dhe sulmeve raciste të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe.
Pas gënjeshtrave për identitetin e të dyshuarit në sulmin me thikë në Southport, trazirat vazhduan gjatë gjithë fundjavës, ndërsa turmat raciste u përleshën me policinë në Hull, Halifax, Liverpool, Londër, Southport dhe Rotherham, dhe ndezën zjarre në hotelet që strehonin azilkërkuesit në Manvers dhe Tamworth.
Me postimet që paraqesin dezinformata në X duke grumbulluar miliona ndërveprime, Musk – i cili bleu platformën në 2022 për 38 miliardë funte – iu përgjigj një postimi të dielën duke ndarë pamjet e dhunës, i cili pretendonte se çrregullimi është “efekt i migrimit masiv dhe kufijve të hapur”.
“Lufta civile është e pashmangshme,” u përgjigj themeluesi i Tesla dhe SpaceX.
Është hera e gjashtë që nga tetori që Musk pretendon se lufta civile po shpërthen në Evropë.
Të hënën, qeveria britanike përsëriti se kompanitë e mediave sociale “mund dhe duhet të bëjnë më shumë” për të kundërshtuar materialet mashtruese ose të rrezikshme të vendosura në platformat e tyre, duke shtuar se ato kanë përgjegjësi për të garantuar sigurinë e përdoruesve të tyre.
Musk nxiti kritika nga i gjithë spektri politik për komentet e tij, me Tim Montgomerie, redaktor i ueb-faqes Conservative Home, duke thënë: “Jashtëzakonisht e papërgjegjshme nga Elon Musk. Ne kemi nevojë për liderë që të de-eskalim, jo të ndjellin frikë”. /Telegrafi/
Civil war is inevitable
— Elon Musk (@elonmusk) August 4, 2024