Telegrafi

Musk i ofron Zuckerbergut 1 miliard dollarë për ta ndryshuar emrin e Facebook në “Faceboob”

Një faqe e lajmeve satirike BabylonBee raportoi kinse Elon Musk ka propozuar t’i ofrojë Mark Zuckerberg-ut 1 miliard dollarë për të ndryshuar emrin e Facebook, në “Faceboob”.

Muskut me sa duket ky artikull iu kishte dukur qesharak, dhe kështu e kishte rishpërndarë në llogarinë e tij në X duke shkruar se ky në fakt: “Do të ishte emër shumë më i mirë”, për platformën e Meta-s, transmeton Telegrafi.

Raportimi satirik nga BabylonBee me sa duket vjen pasi, Musk ditë më parë kishte thënë se do të ishte i gatshëm t’i ofronte uebfaqes Wikipedia 1 miliard dollarë, nëse kjo uebfaqe do të ndërronte emrin në “Dickpedia”.

Rivaliteti midis Muskut dhe Zuckerbergut ishte temë diskutimi në rrjetet sociale sidomos në kohën kur të dy kishin dhënë indikacione se do të zhvillonin një luftë në kafaz, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete. /Telegrafi/