Telegrafi

Musk: Nuk ka prova që alienët ekzistojnë

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk ka thënë se ai nuk ka parë as edhe një provë që alienët ekzistojnë, që sipas tij është një problem.

Nuk është hera e parë që Musk ka bërë një koment të tillë pasi edhe më parë pati thënë se po të dinte për ekzistencën e tyre, ai do të bënte menjëherë një postim në Twitter.

Lexo po ashtu Musk tregon se çfarë din për ekzistencën e alienëve

“Unë nuk kam parë asnjë provë të alienëve që është një problem. Kjo do të thotë se jeta dhe vetëdija për ekzistencë mund të jenë tepër të rralla. Ndoshta jemi të vetmit në galaktikë”, theksoi ai.

Musk themeloi në vitin 2002 një kompani inxhinierike të quajtur SpaceX, me synimin për të reduktuar kostot e transportit në hapësirë dhe për të kolonizuar Marsin një ditë.

Ai ka shprehur qartë idetë e tij që një ditë njerëzit të shkelin në Mars.

Lexo po ashtu Si do të duket kolonizimi i Marsit gjatë viteve të ardhshëm, sipas animacionit të SpaceX - disa anije kozmike e një bazë e tërë e njerëzve atje

Muaj më parë, kompania e tij SpaceX ka publikuar një video ilustruese në YouTube mbi atë se si do të mund të dukej një ditë kolonizimi i Marsit. Për Muskun, shkuarja në Mars është një ëndërr jetësore. /Telegrafi/