Telegrafi

Musk: Ditë kaq e mrekullueshme, në të gjitha aspektet

Mbrëmë vonë, miliarderi Elon Musk përdunoi një ditë plot tension, pasi kompania e tij hapësinore kreu testin fluturues të anijes kozmike Starship.

Starship ishte nisur nga baza Starbase në Teksas për në orbitën e Tokës, por shpërtheu disa minuta pasi mbërriti në hapësirë.

Inxhinierët e SpaceX e klasifikuan misionin si një sukses, dhe Musk përgëzoi ekipin, duke thënë se testime të tjera do të bëhen brenda pak muajve.

Fluturimi testues erdhi në të njëjtën ditë kur Twitter filloi të bënte ndryshimet për largimin e shenjave blu për llogaritë që ishin verifikuar më herët, e që prej tani duhet të abonohen në Twitter Blue për ta mbajtur.

Musk e përmblodhi të enjten, duke shkruar “Ditë kaq e mrekullueshme, në shumë aspekte”. /Telegrafi/