Mesfushori i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Jamal Musiala ka treguar se si fëmijë, pothuajse gjithmonë ka veshur fanella me emrin e Lionel Messit.
Për rreth dy dekada ka mbizotëruar debati se cili është më i mirë në histori mes Messit dhe Cristiano Ronaldo.
Tifozët shpeshherë janë ndarë në dysh, por në aspektin individual ylli argjentinas ka fituar tetë Topa të Artë, për dallim nga portugezi që ka fituar pesë.
Përveç tifozëve edhe futbollistët kanë qenë të ndarë në debatin se cili është më i mirë, duke zgjedhur dikush njërin e dikush tjetrin.
Megjithatë, për yllin e madh gjerman të Bayern Munichut, Musiala, Messi ka qenë gjithmonë i preferuari.
“Në anën e pasme të bluzave të fëmijërisë, thuajse gjithmonë ishte emri i Messit”, ka thënë fillimisht Musiala për gazetën Bild.
“Unë kam pasur edhe një me Neymar, por Messi ishte heroi im, lojtari im i preferuar”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/