Analisti politik, Imer Mushkolaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka zgjedhur lojën e Shqipërisë me Çekinë, përkundër që Kosova luan me Andorrën.
Në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj e ka quajtur Kurtin, popullist, të papërgjegjshëm e arrogant.
Sipas Mushkolajt Kurti nuk ka respekt për shtetin që e udhëheq.
“Albin Kurti sonte do të duhej të ishte në Andorrë, në përkrahje të djemve të Kombëtares së Kosovës. Ata djem atje mbrojnë ngjyrat e Kosovës, kryeministër i së cilës është Kurti. Por, nuk ke çfarë të presësh tjetër nga një populist, i papërgjegjshëm dhe arrogant, i cili nuk ka respekt për përfaqësimin e shtetit të cilin e udhëheq”, ka thënë ai.
Shqipëria dhe Kosova janë në avantazh në përballjet e tyre me Çekinë dhe Andorën.