Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i ndryshojë deklaratat e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai tha se ky asociacion do të formohet.
“Nuk është një pyetje e re për Asociacionin, pata të drejtë, Kurti do të këtë përgjigje të re për asociacionin, ky është dallimi tash edhe para 9 vjetëve, për shkak se është e qartë se asociacioni do të formohet”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet nuk ka thënë diçka të re por është një qëndrim konsistent i ShBA-së.
“E re është deklarata nga Chollet për dinamizim të dialogut, edhe për të arritur mbase atë afatin që ne e kemi dëgjuar vetëm nga kryeministri Albin Kurti, e që është fundi i marsit”, ka thënë Mushkolaj.
“Por ma urgjente se ai afat është kur kemi të bëjmë me situatën aktuale në veri të Kosovës. Vakumi flet për një seriozitet të situatës atje, që duhet t’i jepet zgjidhje”, ka theksuar ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.