Telegrafi

Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kosova do të përballet sot (e premte) me Rumaninë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

I ftuar në një podcast të Telegrafit për të diskutuar për këtë ndeshje, ka qenë ish-portieri i njohur i shumë ekipeve kosovare, si dhe dikur reprezentuesi i Kosovës, Kushtrim Mushica.

Mushica ndër të tjerash, ka bërë zgjedhjet e tij në atë se cili është formacioni i duhur me të cilin ‘Dardanët’ duhet të zbresin në fushë sonte, duke treguar edhe zëvendësimet të cilat duhet t’i bëjë përzgjedhësi Franco Foda.

Në portë Mushica ka vendosur Arijanet Muric, ndërsa në vijën e mbrojtjes ka rreshtuar Leart Paqaradën, Lumbardh Dellovën, Amir Rrahmanin dhe Florent Hadërgjonajn.

Sa i përket repartit të mesfushës, Mushica zgjodhi t’ia besojë fanellën e titullarit yllit të Ballkanit, Lindon Emërllahu, ndërsa si partner të tij vendosi Elvis Rexhbeçajn dhe Florent Muslijën.

Në ndërkohë fazën e sulmit e cila është pasuruar me ardhjen e Fisnik Asllanit edhe Eliot Bujupit, Mushica ia ka besuar Vedat Muriqit, i cili do të ndihmohet nga krahët që përbëhen prej Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës.

Për Kosovën, rumunët do të jenë vetëm ‘pengesa’ e parë në këtë rrugëtim të Ligës së Kombeve, pasi tri ditë më vonë (9 shtator) do të luajnë edhe ndaj Qipros në udhëtim.

Videon e plotë të podcastit me Kushtrim Mushicën mund ta gjeni më poshtë:

/Telegrafi/