Telegrafi

‘Musala Soft’ kompania që ju ofron mundësi talenteve të rinj në sektorin e teknologjisë informative (Video)

Ekspertë për zhvillim të talenteve nga kompania ‘Musala Soft’, një ofrues kryesor i shërbimeve të softuerit për ndërmarrjet në Evropë Juglindore kanë zhvilluar prezantime para studentëve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë.

Prezantuesi, Ivaylo Katsarkov, menaxheri i zhvillimit të talenteve në kompaninë ‘Musala Soft’ në një prononcim për Telegrafin ka treguar qëllimin dhe pritshmëritë nga ky prezantim.

Lexo po ashtu Musala Soft prezantoi idetë para studentëve për sektorin e teknologjisë informatike

“Jemi duke shikuar në Ballkan se ku t’i zgjerojmë zyrat tona. Veçse jemi 500 punëtorë, ku kemi zyrë në Bullgari dhe Maqedoni, ndërsa tani jemi duke kërkuar për lokacione të reja, ku edhe Kosova është një opsion dhe kjo është arsyeja se perse jemi këtu sot. Një ndër gjërat që gjithashtu duam t’i bëjmë është të kemi bashkëpunim me universitetin UBT dhe të shohim si shkojnë gjërat këtu. Jemi duke kërkuar persona të motivuar për t’iu bashkuar kompanisë sonë, dhe shpresojmë se do t’i gjejmë këtu në Kosovë”, ka thënë Katsarkov.

Gjatë prezantimit nga ana e kompanisë ‘Musala Soft’, studentët e UBT-së i janë nënshtruar dy testeve për njohuritë që i kanë në këtë fushë si dhe u përfshinë edhe në ëorkshop-e “Agile in Action” (“Të shpejtë në veprim”) në formën e lojërave interaktive të fokusuara në punë ekipi dhe procese të shkathëta.

‘Musala Soft’ është një kompani softuerike me seli në Sofje, e themeluar në vitin 2000. Duke u frymëzuar nga dëshira për të bashkuar teknologjinë dhe inovacionin dhe për zhvillimin e talenteve, kompania vazhdon të evoluojë si një kompani e shërbimeve softuerike në rajonin e Evropës Juglindore.

Ndryshe ata kanë zhvilluar prezantime edhe para studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”./Telegrafi/