Telegrafi

Musacchio për teste mjekësore te Milani, Villarreali e cilëson marrëveshje të mirë

Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig thotë se transferimi i Mateo Musacchios në Milan është marrëveshje e mirë për të gjitha palët.

Mbrojtësi argjentinas arriti në Itali këtë mëngjes për të bërë testet mjekësore me Rossonerët dhe pritet të nënshkruajë zyrtarisht nesër.

“Ai është në Milano dhe nëse është atje është për shkak se ka pasur një marrëveshje mes tre palëve”, ka thënë fillimisht Roig për Marca.

Lexo po ashtu Giovanni Simeone objektiv i Milanit, shkëmbim me Lapadulan

“Kjo është një marrëveshje e mirë për të gjitha palët, prandaj është afër përfundimit”, përfundoi presidenti i Villarrealit.

26-vjeçari është një reprezentues argjentinas dhe ka qenë me Villarrealin që nga viti 2009 pas nënshkrimit nga River Plate.

Musacchio pritet të transferohet për rreth 18 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në vit. /Telegrafi/